Telegrafi

Zbulohet një partiturë e panjohur e W.A. Mozart

Gazeta shkruan: “Hulumtuesit nga një institut gjerman, së bashku me disa partitura tjera kanë zbuluar partiturën e nënshkruar nga Mozart”.

Hulumtuesit gjermanë kishin nisur gërmimet e tyre në këto arkiva për të dhëna dhe dokumente mbi krijimtarinë e Mozartit në mediatekë, por nuk e kishin menduar se mes tyre do të zbulonin edhe një partiturë të rrallë, njofton e përditshmja “Presse-Ocean”.

Një muzikant lokal, i cili kishte parë veprën, ka thënë se dokumenti përbëhet nga dy pjesë, një pjesë me katër kohë me 15 tonalitete dhe një pjesë tjetër, dorëshkrim, i cili vështirë mund të lexohet.