Telegrafi

Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të kanabisit në Peqin, arrestohet i dyshuari

Në Peqin është zbuluar një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi me anë të llambave. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, në pranga ka përfunduar pronari i magazinës, 37-vjeçari, Graciano Kosta.

Ndërkaq është arrestuar edhe drejtori i OSHEE në Peqin, 33-vjeçari Elvis Maçi për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit. Hetimet kanë nisur për dy punonjës të OSHEE në Peqin.

Në cilësinë e provës materiale u eskuestruan pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël kanabisi.

Nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit, në fshatin Fatishe, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike./abcnews.al/