Një lokalitet arkeologjik i vjetër 2500 vjet para epokës sonë është zbuluar në fshatin Shushicë që ndodhet tetë kilometra larg qytezës së Istogut.
Karakteristikë e këtij lokaliteti, që ndodhet te kroi i vjetër i lagjes se Zekajve, është një gur i me gjatësi një metërshe dhe gjerësi tridhjetë centimetra.
Isa Mulaj i cili e ka zbuluar këtë gur, thotë për RTK-në se ka pretendime për zhdukjen e tij, pasi që edhe më herët banorë të pandërgjegjshëm të kësaj zone kanë marrë gurët.
Ai bën apel që të ndërmerren masat për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore. Institucionet shtetërore janë të informuara rishtazi për këtë lokalitet, pas ineresimit të ekipit tonë.
Drejtor i Drejtoratit për Arsim dhe Kulturë në komunën e Istogut Agim Haxhiu pohon se do të punojnë më shumë në këtë drejtim, për ta shpallur këtë lokalitet si zonë të mbrojtur.
Rajoni i Istogut njihet si lokalitet arkeologjik ku deri tani janë zbuluar diku 36 lokalitete, e ky i fundit do të hyjë në vendin e 37-të si lokalitet i pasur arkeologjik në këtë pjesë të Kosovës. /KultPlus