Site icon Telegrafi

Zbulohet një lëshim i rrezikshëm në Windows

Kompania thekson se hakerët mund të shfrytëzojnë lëshimin e sigurisë në shfletuesin Internet Explorer dhe të vjedhin informatat private apo të udhëheqin me kompjuterë të huaj, transmeton BBC.

Kjo vrimë softuerike mund të rrezikojë secilin përdorues të programit për shfletimin e internetit, të cilët janë rreth 900 milionë në mbarë botën.

Microsoft ka lansuar arnimin softuerik për këtë gabim, e programuesit e saj janë duke punuar në zgjidhjen afatgjate për t’u mbrojtur nga sulmet e hakerëve.

Pasi që kompjuteri të infektohet me softuerin dashakeq, hakerët mund të marrin të dhënat private apo të dërgojnë përdoruesin në faqe të rrejshme të internetit.

Të gjithë përdoruesve të sistemit operativ Windows u është bërë thirrje që të marrin arnimin softuerik për këtë lëshim sigurie në faqen zyrtare të kompanisë Microsoft. /Telegrafi/

Exit mobile version