Tre persona janë arrestuar në një operacion nga Drejtoria e Policisë së Korçës, pasi është zbuluar një laborator i falsifikimit të dokumenteve dhe stampave.
Personat e arrestuar janë: Thanas Sholla, Besnik Dine, Artur Rakip.
Njëri nga tre të arrestuarit mësohet se ishte në përgjim pasi dyshohej se kryente një veprimtari të tillë të jashtëligjshme.
Në laboratorin që ndodhej në banesën e njërit prej të arrestuarve janë sekuestruar dokumente të falsifikuara përfshirë këtu pasaporta dhe karta identiteti , shqiptare dhe të vendeve të BE.
Laboratori mësohet se ndodhej në qendër të qytetit të Korçës, ndërsa janë kryer kontrolle banesash dhe mjetesh që dispononin të arrestuarit.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet. /Telegrafi/