Site icon Telegrafi

Zbulohet një gjallesë bizare në Kanada

Kjo gjallesë e pazakontë, trupi i të cilës është i mbuluar me qime të shpeshta është zbuluar nga dy inferimiere në qytetin Kitchenuhmaykoosib në Ontario, derisa po shëtisnin qentë.

Sipas agjencive të lajmeve, qeni së pari filloi ta nuhasë në breg të liqenit, ndërsa gratë zbuluan se çfarë po nuhaste qeni, por mbetën të tmerruara kur qeni filloi të tërheqë më në breg krijesën e çuditshme.

Rreth kësaj gjallese filluan të grumbullohen shumë njerëz të cilët e fotografuan dhe filluan t’i marrin në pyetje motrat medicinave, ndërsa më pas u larguan duke lënë kafshën e ngordhur në plazh. Kur disa banorë u kthyen më vonë trupi i gjallesës ishte zhdukur. /Telegrafi/

Exit mobile version