Telegrafi

Zbulohet një “derë masive” në Antarktidë – dikush mendon se mund të jetë hyrja për në bunkerin e Adolf Hitlerit

Për shekuj me radhë, peisazhet e paeksploruara të Antarktidës kanë qenë një burim për teori të ndryshme.

Nga teoria që Adolf Hitleri ka mbijetuar pas Luftës së Dytë Botërore duke u fshehur nën akullin e saj, në një tjetër që Antarktida është një mur që e rrethon Tokën.

Së fundmi, ekspertët e Google Maps besojnë se kanë zbuluar “një derë” në tokën e akullt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një pamje e postuar në Reddit nga Conspiracy, shfaq një strukturë të qelqtë në formë drejtkëndëshe, pjesërisht e zhytur nën shtresat e borës.

Disa prej përdoruesve sugjeruan se ishte hyrje nëntokësore e ndonjë kampi, ndërsa të tjerë thanë se ishte hyrja për në bunkerin e fshehur të Hitlerit.

Sipas koordinatave, “dera” është vetëm disa qindra metra larg nga Stacioni Showa i Japonisë, bazë e përhershme kërkimore në ishullin Ongul në Queen Maud.

Edhe pse nuk dihet ende se çfarë fshihet pas derës, imazhi i saj ka ngjallur reagime të shumta. /Telegrafi/

Massive door in Antarctica? 3/20/24
byu/realg00n inconspiracy