Kur fotografi natyralist Brent Cizek bleu një anije të vogël për të udhëtuar në liqenet e Minesotës për të kapur skena intime të kafshëve në habitatin e tyre natyror, ai kurrë nuk do të kishte ëndërruar të ishte dëshmitar i këtyre imazheve; një rosë e rrethuar nga një dyzinë të vegjlish.
Ata ishin aq shumë, saqë i kuriozuar nisi t‘i numëronte, plot 56. Dhe të mendosh se nuk ishin të gjithë.
Ndërsa një ditë më pas u kthye sërish në ujërat e Liqenit Bemidji, ai numëroi prapë të vegjlit e Supernënës, 76. Një rekord i vërtetë.
Fotografitë dhe videoja e Cizek u bënë shpejt virale.
Për Ornitologët që analizuan fotografitë dhe videon, kjo ishte një ngjarje e veçantë, e pa parë ndonjëherë.
Gjithsesi me afrimin e stinës së emigrimit, kjo çerdhe e jashtëzakonshme do të largohet prej këtu por rekordi i “Supernënës” do të mbetet.
Në dekadën e fundit, mjaftë fotografi të Brent Cizek janë botuar në shumë revista ndërkombëtare.
Falë tyre, në vitet 2012, 2014 dhe 2016, ai ka qenë finalist i konkursit “Fotografia e Vitit”, organizuar nga BBC.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=Bl_F5GylCQg