Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e pjesshme të një femre, që besohet të ketë vdekur rreth 1.500 vjet më parë në malet Altai.
Deri më tani, ekspertët kanë gjetur vetëm njërën dorë dhe këmbën e gruas. Por ajo çfarë është gjetur në këmbën e saj ka shokuar botën, transmeton Telegrafi.
Këpucët tradicionale të kohës, dukeshin më shumë si ato të prodhuesit gjerman të patikave Adidas, të mbushura me ikona dhe vija.
Një person ka shkruar në LiveLeak, “nuk e kam ditur se ata kishin Adidas”. Derisa një tjetër kishte pyetur, “a ka mumia të mbathura patika Adidas?” /Telegrafi/