Një i ri nga Afganistani ishte nën ndikim të drogës dhe në gjendje të rëndë psikike, kur sulmoi dhe vrau një person dhe plagosi tetë tjerë në Francë, por hetuesit nuk kanë zbuluar nëse ka ndonjë lidhje me terrorizmin.
Sipas vlerësimeve të mjekëve i riu që është në paraburgim është zbuluar se ka pësuar “sulm psikik”, duke pretenduar se ka dëgjuar zëra të cilët i kanë folur se duhet të vret dikë, ka deklaruar gjykatësi Nikola Zhakue, raporton AP, transmeton Telegrafi.
Një 19-vjeçar mbeti i vdekur në vend pasi është therur para stacionit të metrosë në Lion, e sipas gjykatësit, kalimtarët kanë arritur ta rrethojnë dhe kapin sulmuesin para se të mbërrinte policia në vendin e ngjarjes.
“Intervenimi i tyre i guximshëm nuk do koment”, ka deklaruar Zhakue para gazetarëve.
E ky i ri nga Afganistani jeton në qendër ku të huajt kërkojnë azil dhe ka leje qëndrimi të përkohshme, e për herë të parë ishte futur dhe regjistruar në Francë gjatë vitit 2009.
Emri i tij nuk është zbuluar dhe thuhet se nuk figuronte në asnjë listë të organizatave ekstremiste, ka shtuar gjykatësi Francës, kurse dy nga tetë të plagosurit vazhdojnë të trajtohen në spital. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3BI0bUzorq0