Në vendvotimin 1937 në Prishtinë numri i fletëvotimeve të përdorura, numri i votave me kusht dhe numri i fletëvotimeve të papërdorura nuk korrespondon me numrin e tërësishëm të fletëvotimeve në ketë vendvotim.
Përkundër dallimit prej 6 fletëvotimeve ky vendvotim është proceduar si i rregullt. Të paktën kështu figuroni në një fletëvotim.
“Një vendvotim i tillë nuk guxon të procedohet pa u hapur kutia dhe pa u zbuluar se çfarë ka sjell deri të ky dallim ne fletëvotime, ka thënë një përfaqësues i shtabit të Arban Abrashit për ORAinfo.
Sipas tij çdo ditë e më shumë po zbulohen fakte te reja qe u manipuluar procesi zgjedhor dhe se QNR-ja nuk i ka vrenjtur këto lëshime
Ai u ka bërë thirrje organeve përkatëse të merren seriozisht me zbardhjen e këtyre rasteve dhe të dërgohet në vend vullneti i sovranit.
Ndryshe, Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi nuk e ka ndërmend të ndalët nga kërkesa e tij për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë.
Kjo për shkak se ai është i bindur se në Prishtinë ka pasur manipulime me vota nga Lëvizja Vetëvendosje.
Arban Abrashi dhe LDK-ja i janë drejtuar tanimë edhe zyrtarisht Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP_ me një kërkesë për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore nga shkeljet gjatë balotazhit të datës 19 nëntor 2017, për të cilën kishte raportuar ditë më parë ORAinfo.