Një monedhë përkujtimore 50 pence [60 cent] që shënon largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është zbuluar nga sekretari i Thesarit, Sajid Javid.
Monedha do të mbajë mbishkrimin “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet” dhe datën 31 janar, përcjell Telegrafi.
Javid kishte urdhëruar për herë të parë prodhimin e këtyre monedhave, pra përpara datës 31 tetor të vitit të kaluar.
Por vonesa në BREXIT, do të thoshte që rreth një milion monedha duhej të shkriheshin derisa të konfirmohej një datë e re daljeje.
This coin marks the beginning of an exciting new chapter in British history. Let’s look forward with confidence & unleash the enormous potential of our great country. https://t.co/QNpEDHDutz pic.twitter.com/HZDVhEzSXK
— Sajid Javid (@sajidjavid) January 26, 2020
Pra, rreth tre milionë monedha BREXIT do të hyjnë në qarkullim në Britani të Madhe që nga java e ardhshme, ndërsa shtatë milionë të tjera do të shtohen përgjatë vitit. /Telegrafi/