Një veturë në formë ovale e Mercedes që u gjet në një fabrikë riciklimi, është krahasuar me një anije kozmike.
Automjeti në formë të vezës ishte pikasur pas një fabrike riciklimi në Atlanta të Georgia-s në SHBA, transmeton Telegrafi.
Ky prototip interesant ishte krahasuar fillimisht me një anije kozmike për shkak të dizajnit futurist.
Megjithatë, tani duket se është zbuluar misteri i saj dhe një ekspert tha se ky mjet në formë ovale është një “shembull i sediljeve të Mercedes MBUX).
Nico Demattia, shpjegoi se objekti u projektuar nga Mercedes për të kopjuar brendësinë e modelit të ri S-Class.
Ai theksoi se mjeti do të ishte hedhur nga Mercedes pasi të dilte në shitje S-Classi i ri.
Demattia gjithashtu se Mercedes e ka selinë e saj në SHBA, jashtë Atlantës duke treguar edhe arsyen pse prototipi ishte gjetur aty. /Telegrafi/