Pretendimet se një “frymë e mbinatyrshme” po endej rreth një qyteti në Nju Jork, janë larguar nga gjyshi i “fantazmës” së kapur në një fotografi tani virale.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë shefi i policisë së Cambridge-Greenwich, George Bell, i cili ka thënë se është përballur me thirrje të shumta telefonike dhe emaile të shumta, edhe nga mediat, si dhe psikologët, pasi një imazh i marrë nga një kamera në terren në zonën e Uashingtonit duket të tregojë një vajzë të re, në një fotografi bardhë e zi.
Por Bell thotë se fëmija nuk është fantazmë.
“Është shkuar shumë larg”, ka thënë ai. “Kjo nuk është një fantazmë, kjo është një vajzë e vërtetë që ishte duke u endur ndoshta me gjyshin e saj, në pyll”.
Në të vërtetë, gjyshi është identifikuar si Chic Wilson, një pronar i një resorti të skive në Greenwich. Ai ishte lajmëruar për të identifikuar vajzën si mbesën e tij. /Telegrafi/