Monoliti i metaltë i cili në mënyrë misterioze u shfaq dhe u zhduk në një fushë të gjelbëruar në juglindje të Turqisë, ishte thjesht “taktikë” për opinionin para ngjarjes së qeverisë turke, ku presidenti i këtij vendi Recep Tayyip Erdogan kishte paralajmëruar programin hapësinor.
Pllaka e metaltë e lartë tri metra në të cilën gjendej edhe një letër e shkruar në gjuhën turke, është gjetur nga një fermer në provincën Sanliurfa, transmeton Telegrafi.
Monoliti u zbulua në afërsi të Gobekli Tepe, lokalitet në listën e UNESCO-s, ku gjenden ndërtime para erës së re – që besohet të jenë shumë më të vjetra se Stonehenge.
Megjithatë kjo strukturë e bukur që kishte një mbishkrim “shiko qiellin, do ta shohësh qiellin”, u zhduk në mënyrë misterioze ashtu edhe siç ishte shfaqur.
Fotografia e monolitit më vonë është shfaqur në një ekran derisa Erdogan prezantonte programin hapësinor të Turqisë.
“Po ua prezantojë vizionin 10-vjeqar, strategjinë dhe qëllimet e Turqisë dhe ju them: Shikoni qiellin, do ta shihni hënën”, ka thënë Erdogan.
Më herët agjencia Anadolu Agency ka cituar pronarin e tokës se është i habitur me shfaqjen dhe zhdukjen e mistershme të monolitit. /Telegrafi/