Telegrafi

Zbulohet misteri i dritës misterioze rozë në Australi

Një pushtim nga alienët apo një portal për vazhdimësinë e kohë-hapësirës?

Banorët në qytetin verior viktorian të Mildura-s në Australi mbetën të hutuar mbrëmjen e së mërkurës, kur qielli i natës u ndez me një shkëlqim rozë të frikshëm.

“Ishte shumë e çuditshme”, tha Tammy Szumowski.

“Isha në telefon me mamanë time, dhe babai im thoshte se bota po merrte fund”.

Megjithatë shpjegimi ishte shumë më i zakonshëm. Kompania farmaceutike Cann Group konfirmoi se dritat vinin nga objekti i saj lokal i kanabisit medicinal, ku perdet e zeza kishin mbetur hapur.

“Bimët e kanabisit kërkojnë spektra të ndryshëm drite për të inkurajuar rritjen e tyre”, tha Rhys Cohen, menaxher i lartë i komunikimit në Cann Group Ltd.

“Shpesh përdoret një dritë e spektrit të kuq. Normalisht objekti do të kishte perdet e zeza që vendosen gjatë natës dhe në të ardhmen do ta bllokojnë atë shkëlqim”. /Telegrafi/