Telegrafi

Zbulohet meteori më i vjetër se Toka?

Ai është gjetur në një vend ku dikur ishte liqeni Ejrje, ndërsa sipas shkencëtarëve, ky është vetëm një nga 20 meteorët e gjetur në planetin tonë, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj se ky zbulim do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë formimin e sistemit diellor. Me fjalë tjera, nëse arrijmë të përcaktojmë se nga ka ardhur ky meteor, lehtësisht mund të përcaktojmë edhe krijimin e tij. Në bazë të rezultateve do të përpiqemi të përgjigjemi disa çështjeve të pazgjidhura që lidhen me formimin e sistemit diellor”, ka deklaruar Robert Hovey, njëri nga studiuesit.

Sipas Hovey, që nga 27 nëntori i vitit të kaluar ata kishin përcjellë një meteor prej 80 kilogramë që po hynte në atmosferën e Tokës dhe që po lëvizte me shpejtësi prej 14 kilometra për sekondë.

Pas kësaj, shkencëtarët janë munduar të gjejnë vendin e mundshëm të përplasjes në një diametër prej një kilometri.

Megjithatë, meteorin kanë arritur ta gjejnë vetëm tri pasi kishte rënë në tokë.

Hovey beson se zbulimi i tyre është më i rëndësishëm, pasi NASA shpenzon miliarda dollarë për të marrë mostrat e asteroideve dhe natyrisht se këtë e kanë arritur me ndihmën e video-kamerave të instaluara në tokë. /Telegrafi/