Telegrafi

Zbulohet mesazhi që ka lënë kamikazja që hodhi veten në erë, në një postbllok në Çeçeni (Foto/Video,+18)

Është zbuluar mesazhi që kishte lënë gruaja e cila ka hedhur veten në erë, në një postbllok në Çeçeni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Karina Spirindonova, përmes një mesazhi, thuhet të ketë shkruar një mesazh, duke i kërkuar falje All-llahut, 21 herë.

Në disa pamje të publikuara nga mediat, thuhet se ajo shihet e veshur me të zeza, me një hixhab, si dhe duke ecur në drejtim të policisë në Grozny.

Autoritetet kishin bërë të ditur se ajo është vajza e një politikani lokal, i njohur si përkrahës i presidentit rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/