Site icon Telegrafi

Zbulohet mesazhi 200 vjeçar në Francën veriore

Së fundmi është zbuluar një mesazh 200 vjeçar në një shishe, në mes të një gërmimi arkeologjik në Francën veriore.

Bëhet e ditur se mesazhi u shkrua nga arkeologu P.J Feret.

“P.J Feret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar të vitit 1825”, thuhej në mesazh, përcjell Telegrafi.

“Ai vazhdon hetimet e tij në këtë zonë të gjerë të njohur si Cite de Limes ose Kampi i Cezarit”, shton ai.

Qyteti që mbështeti gërmimin, Eu, i vendosur në rajonin e Normandisë, postoi një fotografi të mesazhit.

“Ishte një moment absolutisht magjik”, tha udhëheqësi i shërbimit arkeologjik për Eu.

“Ne e dinim se kishte pasur gërmime këtu në të kaluarën, por gjetja e këtij mesazhi nga 200 vjet më parë, ishte një surprizë totale”. /Telegrafi/

Exit mobile version