Site icon Telegrafi

Zbulohet mënyra se si hardhucat marrin frymë nën ujë, nëpërmjet një flluske sikurse zhytësit me bombola ajri (Video)

Shkencëtarët kanë zbuluar se si hardhucat marrin frymë nën ujë, nëpërmjet një flluske me ajër të kapur për hunde.

Më parë, ishte menduar se këta zvarranikë e mbajnë frymën për afro 16 minuta, derisa janë duke qëndruar nën ujë, transmeton Telegrafi.

Por, pamjet e rralla që janë marrë në një lumë të qetë, e tregojnë hardhucën të cilës i fryhet një flluskë që besohet ta ketë të kapur për fyti dhe koke.

Sipas shkencëtarëve, kjo metodë është e njëjtë sikurse zhytësit që marrin frymë, nëpërmjet bombolave të ajrit.

Pamjet që janë marrë në Coto Brus të Kosta Rikës, e tregojnë xhepin e ajrit në majën e hundës, që i fryhet me ajër dhe zhduket sërish.

Këtë proces të inhalimit dhe nxjerrjes së ajrit, përsëritet pas disa sekondave, duke i mundësuar mbijetesën.

Dr Lindesy Sëierk që hulumtoi fenomenin e rrallë, thotë se nuk di shumë se çfarë po ndodhë, por thotë se është e ngjashme me teknikën që e përdorin disa brumbuj që zhyten në ujë.

“Para se brumbujt të zhyten, mbledhin në trup sasi të konsiderueshme ajri, pastaj e shfrytëzojnë për frymëmarrje” ka thënë Sëierk.

Deri në këtë përfundim, ajo ka ardhur duke hulumtuar hardhucat e ujit për më se katër vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version