Site icon Telegrafi

Mashtrimi me derivate, buxheti i Kosovës u dëmtua me mbi 600 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton se ka gjatë kontrolleve kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës.

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijojë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve.

“Si rezultat i inspektimeve është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundi”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë që të krijohet Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /Telegrafi/

Exit mobile version