Site icon Telegrafi

Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – Haaland mbetet jashtë top treshes

Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premier tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling Haaland në mesin e tyre.

Elita e futbollit anglez ka në radhët e saj disa lojtarë tejet të shpejtë me sulmuesin Adama Traore dhe Kyle Walker në mesin e atyre që janë të famshëm për shpejtësinë marramendëse.

Sidoqoftë, kjo dyshe ndajnë vendin e 21-të dhe të 80-të respektivisht kur bie fjala për shpejtësinë e regjistruar gjatë sezonit 2024/2025.

Të dhënat që u publikuan nga BBC Sport dhe Opta treguan se Van de Ven është lojtari më i shpejtë me 37.1 kilometra në orë.

Ai ndiqet nga Carlos Forbs i Wolvesit që ka regjistruar shpejtësinë prej 36.6 kilometrash në orë dhe top treshja që kompletohet nga Anthony Elanga me 35.9 kilometra në orë.

Haaland në ndërkohë renditet i katërti me 35.7 kilometra në orë ndërsa lista përmbyllet me Timo Werner (35.7 kilometra në orë) dhe Gabriel Martinelli (35.6 kilometra në orë).

Kur bie fjala tek vrapimet, Anthony Gordon udhëheq në këtë kategori me 96 vrapime të kompletuara deri më tani.

Haaland i cili kryeson listën e golashënuesve ka realizuar vetëm gjysmën e këtyre vrapimeve pasi loja e tij është më shumë e fokusuar brenda zonës së rrezikshme./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version