Revista e njohur Forbes publikoi së fundmi listën e 15 lojtareve më të paguara në Kampionatin Botëror të Femrave, listë e cila dominohet nga lojtaret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lista kryesohet nga kampionët e botës Megan Rapinoe dhe Alex Morgan, ndërsa në top pesë gjendet vetëm spanjollja Alexia Putellas, e cila renditet e treta.
Nga vijnë këto të ardhura?
Sipas listës Forbes, nga 4 milionë dollarët që fiton Alexia Putellas, vetëm 800 mijë dollarë vijnë drejtpërdrejt nga paga e saj, pra paratë që fiton në fushë për të luajtur, ndërsa 3.2 milionë të tjera vijnë nga jashtë fushës, siç janë sponsorizimet për lojtaren apo ekipin.
Në fakt, është e njëjta situatë me pjesën tjetër të kësaj renditjeje, pasi dy të parat në listë, si Morgan dhe Rapinoe, marrin gjithashtu një pagë pak a shumë të ngjashme me atë të Alexia-s, por janë të ardhurat jashtë fushës ato që i renditin në krye të listës.
U.S. Players Alex Morgan, Megan Rapinoe, And Trinity Rodman Are Among The Highest-Paid Players At The 2023 Women’s World Cup https://t.co/2T8gPpcliq pic.twitter.com/SvZTtJ8Al4
— ForbesLife (@ForbesLife) July 22, 2023
Lista e lojtareve më të paguara në Kupën e Botës për Femra 2023
1.Alex Morgan | SHBA | 7.1 milionë dollarë
2.Megan Rapinoe | SHBA | 7 milionë dollarë
3.Alexia Putellas | Spanja | 4 milionë dollarë
4.Trinity Rodman | SHBA | 2.3 milionë dollarë
5.Crystal Dunn | SHBA | 2.2 milionë dollarë
6.Julia Ertz | SHBA | 2 milionë dollarë
7.Sofia Smith | SHBA | 2 milionë dollarë
8.Lindsey Horan | SHBA | 1.5 milion dollarë
9.Rose Lavalle | SHBA | 1.4 milion dollarë
10.Sofia Huerta | SHBA | 1.3 milion dollarë
11.Ada Hegerberg | Norvegji | 1.2 milion dollarë
12.Chloe Kelly | Angli | 1.2 milionë dollarë
13.Sam Kerr | Australi | 1.2 milion dollarë
14.Kelly OHara | SHBA | 1.2 milion dollarë
15.Alyssa Naher | SHBA | 1.1 milion dollarë
/Telegrafi/