Telegrafi

Zbulohet lidhja mes sheqerit e varësisë ndaj alkoolit dhe drogës

Shkencëtarët studiuan minjtë dhe zbuluan se pasardhësit e brejtësve që ushqeheshin me shumë yndyrë dhe sheqer kishin më shumë mundësi të ishin konsumues të alkoolit.

Ata gjithashtu vënë re se minjtë që kishin ngrënë ushqime me vlera të larta sheqeri, kishin më shumë gjasa që të kenë të vegjël që i përgjigjen me forcë varësisë ndaj drogës.

Hulumtuesit që ishin të udhëhequr nga Dr Nicole Avena në Universitetin e Floridës, thanë: “Shumica e grave në SHBA kanë fëmijë që janë mbipeshë, dhe kjo është më e mundshme për shkak të mbingrënies së ushqimeve të shijshme, të mbingopura me yndyrë, me nivel të lartë sheqeri që ju i gjeni kudo në shoqërinë tonë.”

‘Rritja e obezitetit prenatal dhe rritja e numrit të të rinjve që abuzojnë me alkoolin dhe drogat meriton kërkim në të gjitha rrënjët e mundshme të këtyre problemeve në rritje”,- thanë ata. /Telegrafi/