Portali maqedonas Telegraf.mk shkruan se libri me titullin ”Model për revolucion” i autorit Srgja Popoviq, është udhëzuesi prej të cilit mësojnë aktivistët e ”Revolucionit Laraman” që protestojnë kundër vendimet e presidentit Ivanov dhe ku kërkohet burgosjen e funksionarëve të zhytur në krim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë libër Srgja Popoviq tregon se si rrëzohen qeveri dhe regjime diktatoriale. Në kopertinë shkruhet ”Si të përdorësh qumësht-oriz(sytliaç), loja lego dhe teknika tjera jo të dhunshme për të rrëzuar diktatura, për të ngritur shoqërinë në këmbë dhe si të ndryshosh botën”.
Ky libër është përdorur në Sërbi, Tunis, Ukrainë, Siri, Egjipt por edhe në Maldive./Telegrafi/