Telegrafi

Zbulohet letra e famshme e 2Pac, tregon pse u nda nga Madonna (Foto)

Reperi amerikan ka vite që është ndarë prej jetës, por vazhdon të jenë temë e medieve rozë marrëdhëniet me yjet botërore.

Tupac Shkakur dhe Madonna kanë qenë në lidhje për një kohë dhe ishte cilësuar si romanca e vitit.

Por, sot revista amerikane TMZ ka zbuluar një letër që Madonna i kishte shkruar këngëtarit, ku i kishte kërkuar që të ndahet pas burgosjes së 2Pac, transmeton Telegrafi.

“Karriera jote nuk do të ishte në rrezik nëse do të dilje me një njeri me ngjyrë, por do të bënte të dukeshe si njeri i hapur dhe do dhuroje emocione. Por për perceptimin e imazhit tim, ndjeva se nuk mund të lë gjysmën e njerëzve që më bënë ky që jam për ty. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj,” shkruhej në letër.

Mbetet të vërtetohet nëse letra është e vërtetë, megjithëse e ka bërë publike personi që e kishte blerë për 170 mijë dollarë. /Telegrafi/