Zbardhen detaje të reja në lidhje me letrën, që 41-vjeçari Naum Toshi, kishte lënë për babain e tij, përpara se të mbyste dhe të varte dy fëmijët e tij të mitur.
Sipas hetueseve, Naum Toshi kishte planifikuar gjithçka, vrasjen e dy djemve si dhe të varte veten.
Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit.
41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.
Ndërkohë nga sistemi TIMS, Marsela Toshi rezulton se është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së diel.
Ajo kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje.
Po ashtu mësohet se Marsela Toshi është larguar nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS në orën 16:00 të ditës së diel.