Site icon Telegrafi

Zbulohet kushti i vetëm sipas të cilit Real Madridi do ta lejonte largimin e Viniciusit

Këtë javë, disa raportime bën me dije për interesimin serioz që ka shfaqur klubi arab Al-Ahli për të nënshkruar me Vinicius Junior.

Ata janë të gatshëm që ta bëjnë yllin e Real Madridit lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke i dhuruar atij po ashtu një pagë jashtëzakonisht më të madhe se sa jo që përfiton në kryeqytetin spanjoll.

Real Madridi në anën tjetër nuk është i interesuar për ta shitur Viniciusin, përkundër raportimeve se Al-Ahli janë të gatshëm të ofrojnë 400 milionë euro për ta përfunduar marrëveshjen.

Siç ka raportuar Marca, një shitje e mundshme e brazilianit do të ndodhte vetëm në rast se aktivizohet klauzola e tij e lirimit në vlerë prej 1 miliardë eurosh.

‘Los Blancos’ nuk presin që Al-Ahli ta paguajnë këtë shumë, por pritshmëritë janë që kjo histori të avancojë gjatë javëve në vazhdim.

Për momentin, Real Madridi është i relaksuar dhe me besim se do ta mbajnë Viniciusin në ekip dhe se ai do të krijojë një partneritet ‘vdekjeprurës’ me Mbappen./Telegrafi/

Exit mobile version