Kubi më i vogël i rubikut në botë mund të ketë gjithashtu çmimin më të lartë në botë.
Kubi plotësisht funksiona me gjashtë faqe i prodhuesit japonez të lodrave, MegaHouse, është aq i vogël sa mund t’ju duhen piskatore për ta zgjidhur atë.
Me çmimin prej 5,320 dollarëve, kubi u vu në dispozicion për porositje në faqen e internetit të prodhuesit të enjten dhe pritet të dorëzohet prillin e ardhshëm, përcjell Telegrafi.
Çdo porosi vjen me një shkrim që e shpall atë “kubin më të vogël të rubikut në botë”.
Guinness konfirmoi zyrtarisht enigmën nga MegaHouse si “kubi më i vogël” në botë në gusht.
Bëhet e ditur se kubi rrotullues është bërë nga alumini dhe peshon 0,33 gram.
Kompania filloi të konceptonte kubin e vogël katër vjet më parë dhe filloi procesin për ta prodhuar atë në vitin 2022. /Telegrafi/