Telegrafi

Zbulohet kostoja reale e rinovimit të stadiumit “Santiago Bernabeu”, shifra përfundimtare është befasuese

Rinovimi i stadiumit “Santiago Bernabeu” kushtoi pakrahasueshëm më shumë se kostot e planifikuara, bëri të ditur ekonomisti i shquar spanjoll Hector Mohedano.

Në vitin 2017, Real Madridi njoftoi planet për të rinovuar stadiumin e tyre, por u deshën disa vite që planet të realizoheshin.

“Santiago Bernabeu” është dashur të hapet katër muaj më parë, por afatet kanë kaluar dhe hapja zyrtare është planifikuar për verën e ardhshme.

Gjatë asaj kohe, Reali luajti në Bernabeu, por pjesë të mëdha të stadiumit janë mbyllur dhe do të qëndrojnë deri në hapjen zyrtare.

Megjithatë, jo vetëm afati i hapjes është zhvendosur, por edhe kuadri financiar.

Lexo po ashtu Ridizajnimi i "Santiago Bernabeut" duket se ka 'dështuar' - tifozët shfaqin pikat e dobëta

Ekonomisti spanjoll Hector Mohedano zbuloi se sa kushtoi rinovimi i “Santiago Bernabeut”. Në vend të kostove të planifikuara prej një miliard eurosh, rinovimi do të kushtojë 1.8 miliardë euro, duke e bërë këtë stadium më të shtrenjtën në botë.

Si rezultat, Real Madridi nënshkroi një hua prej 575 milionë euro në vitin 2019.

Kapaciteti i “Santiago Bernabeut” të ri do të jetë 85,000 spektatorë, duke e bërë stadiumin të 10-tin më të madh në botë. /Telegrafi/