Faqja e specializuar për publikimin e kontratave të fshehta të futbollistëve ‘Football Leks’, ka zbuluar edhe mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.
Kështu kroati që u transferua në Real Madrid në vitin 2012 nga Tottenham Hotspurs i kushtoi spanjollëve 30 milionë euro.
Por kjo shumë nuk përbënë lajm pasi të gjithë e dinë një gjë të tillë, e cila ishte publikuar nga të dyja klubet.
Modric fillimisht fitonte me Real Madridin 4,749,670 milionë euro në vit, por me vazhdimin e kontratës deri në vitin 2018, paga e tij vjetore është 5,643,155 milionë euro në vit.
Por ajo që ka befasuar të gjithë është klauzola e largimit të kroatit nga ‘Santiago Bernabeu’.
Nëse Modric kërkon largimin nga Real Madrid dhe një klub dëshiron transferimin e tij, atëherë do të duhet të paguaj hiq më pak se 500 milionë euro.
Kjo shumë është e ekzagjeruar por në Spanjë këto klauzola klubet i vënë futbollistëve për të evituar befasitë pasi mund të mbeten pa yjet e skuadrës. /Telegrafi/