Telegrafi

Zbulohet koncepti i Lumia 830

Pak kohë më parë në internet kanë rrjedhur pamjet e një modeli të ri të telefonit të linjës Lumia, i cili besohet se duhet të jetë Nokia Lumia 830, që sjell kamerën e pasme me 13 mega-piksel.

Sipas disa informacioneve të kufizuara që kanë rrjedhur deri më tani, bëhet fjalë për gjeneratën e re të telefonit, Nokia Lumia 830, pamjet konceputale të të cilit tashmë janë publikuar online, duke dhënë një pamje të dizajnit të mundshëm të pajisjes mobile të Microsoft.

Në pamje të parë, telefoni i ri i Microsoft duket shumë i ngjashëm me Lumia 930, me korniza të aluminit në pjesët anësore.

Pjesa e pasme e Lumia 830 duket ngjashëm me Lumia 1020, pasi që e ka një kamerë të madhe, edhe pse nuk besohet se fokusi kryesor i këtij modeli do të jetë vetëm kamera.

Thashethemet sugjerojnë se Lumia 830 do të vijë me ekranin prej 4.5”, Windows Phone 8.1 si sistemin e saj operativ dhe pa butona në ekran, që e bëjnë telefonin të duket edhe më bukur. /Telegrafi/