Site icon Telegrafi

Zbulohet koncepti elektrik i Citroen Oli

Citroen Oli është koncept vetura më e fundit nga prodhuesi francez i veturave, duke vënë në pah të ardhmen e prodhimit të veturave me materiale të qëndrueshme, energji elektrike dhe me stil të çuditshëm.

E pozicionuar si vetura simotër më e madhe e modelit Ami, Oli – e shqiptuar “all-ë” – thuhet se përshkruan ambiciet e markës për reduktimin e ndikimit të saj mjedisor në çdo fazë të ciklit jetësor të veturës.

Parakolpi, çatia dhe panelet e pick-up të Citroen Oli janë të ndërtuara nga kartoni i ricikluar – e valëzuar në formë të huallit të mjaltit dhe është e përforcuar me fibra qelqi, e zhvilluar nga kompania gjermane e kimikateve BASF, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Sipas Citroen, panelet nga kartoni, janë mjaftueshëm të forta, dhe mbi to mund të qëndroj edhe një i rritur, edhe pse peshojnë sa gjysma e paneleve ekuivalente të çelikut.

E kufizuar në vetëm 110kmh, Citroin Oli është dizajnuar më shumë si një veturë e vogël për rrugë qyteti se sa si një makinë për autostrada, me aerodinamikën si një prioritet i ulët – e cila evidentohet me xhamin e përparmë vertikal të konceptit.

Për shkak të madhësisë të reduktuar e krahasuar me një xham tipik të lakuar, Citroen pretendon se xhami peshon më pak dhe ka kosto më të ultë prodhimi. Kabina gjithashtu ka pak gjasa të nxehet, duke quar kështu në kërkesë më të ulët për sistemin e ajrit të kondicionuar, duke ruajtur kështu rreth 17 për qind të fuqisë së baterisë.

Citroen pretendon se Oli mund të arrijë një rreze të ngasjes deri në 400 kilometra, përderisa bateria e saj prej 45kWh mund të arrijë mbushjen nga 20 deri në 80 për qind në afro 23 minuta duke përdorur karikues të shpejtë DC. /Telegrafi/

Exit mobile version