Site icon Telegrafi

Zbulohet komisioni që mori agjenti Pini Zahavit për transferimin e Lewandowskit te Barcelona

Joan Laporta kishte thënë se nëse e duan një lojtarë dhe ai kë shumë të madhe për transferim, do tua shpjegojë tifozëve, e jo ta fsheh sikurse ka ndodhur në të kaluarën.

Këto fjalë ai i kishte thënë më 1 shkurt dhe kjo temë është sërish aktuale, pasi Laporta po bën të kundërtën.

Dy javë më parë në prezantimin e Raphinhas, i pari i klubit u pyet për komisionin e agjentit të tij, Decos, por ai nuk dha përgjigje.

Por The Athletic publikon se Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowskit, ka marrë 10 milionë euro për transferimin e polakut te Barcelona.

Pini Zahavi me drejtuesit e PSG

Nuk është e diçka e re që kur do një lojtar të madh duhet t’i paguani një tarifë edhe agjentit.

Dhe Pini Zahavi ka qenë kyç në bisedimet për transferimin e lojtarit nga Bayern Munich te Barça, ku këta të fundit paguan 45 milionë euro (plus 5 miionë euro të tjera bonuse) për nënshkrimin e tij.

Pikërisht, në një intervistë për Neë York Times, Joan Laporta vlerëson lartë Pini Zahavin, me të cilin gjithashtu ka një marrëdhënie miqësore prej vitesh.

“Pini Zahavi ka qenë vendimtar për Barçën për të nënshkruar me Robert Leëandoëskin. Pini më tha që në fillim se ai do t’i rezistonte ofertave nga klube të tjera, kryesisht klube shtetërore (PSG dhe Man City), që e donin lojtarin”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/

Exit mobile version