Site icon Telegrafi

Zbulohet klauzola interesante e Buffonit te Juventusi?

Gianluigi Buffon (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Gianluigi Buffon thuhet se do të nënshkruajë një kontratë me Juventusin që përcakton se duhet të bëjë të paktën 10 paraqitje.

Buffon ka vendosur të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Juventusin me vlerë 1.5 milionë euro, përpara se të marrë një rol stërvitor ose drejtues në klub.

Megjithatë, gazeta La Repubblica pretendon se në kontratën e portierit italiane me Juventusin do të përfshihet një klauzolë interesante.

Lexo po ashtu Mediat në Itali raportojnë se Buffon po rikthehet te Juventusi

Kjo klauzolë thuhet se detyron trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri, të luajë me Buffonin në portë të paktën në tetë ndeshje të Serie A.

Buffon synon rekordin e paraqitjeve në Serie A (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në të vërtetë, 41-vjeçari është saktësisht tetë ndeshje larg për tejkaluar rekordin prej 674 paraqitjeve në Serie A, të mbajtur nga Paolo Maldini.

Klauzola gjithashtu do t’i jepte të drejtë portierit të paraqitej në të paktën dy ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version