Talenti norvegjez, Martin Odegaard është huazuar në skuadrën holandeze, Heerenveen.
Gjiganti spanjoll, Real Madridi vendosi ta huazojë norvegjezin për të marrë më shumë minuta dhe përvojë.
Por që pas huazimit në janar, Odegaard nuk është se ka bindur shumë në kampionatin holandez.
Kësisoj Real Madrid i ka vënë një klauzolë tejet të çuditshme klubit holandez për mesfushorin e tyre.
Heerenveen është e detyruar ta aktivizojë lojtarin pasi në rast se nuk e bënë një gjë të tillë atëherë e pret një dënim nga Reali.
Për çdo ndeshje që nuk aktivizohet Odegaard, klubi holandez i detyrohet Real Madridit 40 mijë euro.
18-vjeçari ka filluar të luaj rregullisht me klubin bardh e kaltër, por forma e tyre është në rënie.
Heerenveen ishte në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa pas ardhjes së Odegaard ata tani janë në të gjashtën duke rënë për dy pozita. /Telegrafi/