Mediat kanë zbuluar tashmë shumën që sulmuesi Borussia Dortmundit, Erling Haaland e kërkon kur të finalizojë transferimin e ardhshëm.
Haaland është njëri nga emrat më të përfolur në futbollin botëror, pasi ka befasuar të gjithë më nivelin e paraqitjeve dhe golat e shumtë.
Ylli norvegjez shënon thuajse çdo ndeshje duke u bërë sensacion dhe kjo ka bërë shumë klube të mëdha evropiane të duan transferimin e tij.
Manchester United, Real Madrid, Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë të gjithë të interesuar për sulmuesin e Dortmund, i cili pritet të largohet në verën e ardhshme.
Megjithatë, 21-vjeçari ka kërkesa marramendëse për pagë vjetore te klubi i ri.
Sipas mediumit ESPN, Haaland do të kërkojë një pagë prej 30 milionë funtesh apo rreth 36 milionë euro në vit në vit në çdo transferim që ai bën gjatë vitit 2022.
Pas zbulimit të kërkesave marramendëse, klubit do të jenë më të ndrojtura për ta transferuar, përjashto Cityn dhe PSG-në. /Telegrafi/