Në kuadër të emisionit “21 Gradë”, për herë të pare ishte i ftuar Meda me gruan dhe tre fëmijët e tij.
Ata folën për raportet e tyre familjare ku thanë se janë shumë të lumtur bashkë dhe kanë raporte të mira.
Me këtë rast, gruaja e këngëtarit, Lulja, ka thënë se Meda është si tip pak dembel, ndonëse një gjë e tillë është mohuar nga këngëtari.
Lulja tregoi për publikun se kënga “Mehlem” i dedikohet asaj. Kjo këngë u këndua nga këngëtari live në emision.
Ndryshe Meda, dy ditë më parë festoi tetë vjetorin e martesës së tij me Lulen.
U kujtojmë se tre javë më parë Meda publikoi këngën “Bohet mire” në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun.