Kapsula e mbështjellë me gjilpëra të vogla, mund të merret në formë orale dhe depërton në stomak përmes zorrëve.
Efekti i kapsulës është i menjëhershëm, pasi gjilpërat e gjata pesë milimetra, ndihmojnë lëvizjen e shpejtë, përcjell koha.net. Në Spitalin Gjeneral të Masaqusets është prezantuar kjo kapsule e gjatë dy centimetra, me diametër një centimetër, që në pjesën e pasme ka rezervuarin me medikament.
Provat e bëra tek derri kanë rezultuar me sukses dhe mendohet që së shpejti, kjo kapsulë të vihet në përdorim edhe për njerëzit. /Telegrafi/