Site icon Telegrafi

Zbulohet kampi i ISIS-it për sulme në Evropë

Në Siri është zbuluar kampi i Shtetit Islam për stërvitjen e xhihadistëve për sulme në Evropë dhe për dy vjet e gjysmë të punës së kampit në rajonin e Evropës janë transferuar mbi 50 terroristë, shumica “përmes rrugës ballkanike”, shkruan “Večernji list”.

“Një xhihadist i zënë rob në qytetin e liruara kohë më parë Mosul u ka zbuluar prokurorëve të dhëna për kampin stërvitës për terroristë, të cilët kishin për detyrë që të kryejnë sulme terroriste në gjithë Evropën. Siç thonë, prokurorët irakianë, bëhet fjalë për terroristin e pozicionuar lart, i cili ishte i martuar me motrën e njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të kalifit Abu Bakr Al-Baghdadi”, shkruan gazeta kroate.

Exit mobile version