Së shpejti pritet të nisë sezoni i ri i spektaklit të vallëzimit “Dancing with the stars Albania”.
Pjesë e tij do të jenë shumë emra të njohur, të cilët ende nuk janë zbuluar.
Megjithatë, pak javë para se të fillojë transmetimin është bërë e ditur jura që do të vlerësojë konkurrentët.
Juria e DWS do të përbëhet nga: Ilir Shaqiri (balerin), Ema Andresa (balerinë dhe aktore), dhe Alfred Kaçinari (kompozitor).
Të tre këta anëtarë kanë qenë edhe më herët pjesë e jurisë, ndërsa ka qenë Ilir Shaqiri ai i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet gjatë provave të spektaklit me kolegët e tij.
Prezantuese e edicionit të sivjetmë të Dancing with the stars Albania” do të jetë bukuroshja shqiptare Almeda Abazi. /Telegrafi/