Fosilet e insektit, të quajtur ‘Manipulator Modificaputis’, janë gjetur në një minierë në Mianmar.
Insekti ishte pjesë e një familje të kacabuve që aktivisht gjuanin pretë e tyre, sipas Peter Vrsansky nga Instituti Gjeologjik në Bratislavë, Sllovaki, transmeton Lajmi.net.
Dhjetëra insekte të ruajtura u gjetën në zonën e Noije Bum, të cilën Vrsansky e ka quajtur zonën më të rëndësishme të kohës së dinozaurëve në botë.
Studimet e fosileve do të ndihmojnë në rindërtimin e historisë së kafshëve dhe ekosistemit të tyre, sipas New Scientist.