Mediat amerikane raportojnë, se i dyshuari i përfshirë në vrasjen e policëve në Dallas quhet Micah Xavier Johnson.
CBS News dhe Los Angeles Times, raportojnë se 25-vjeçari Johnson është vrasësi i policëve, transmeton Telegrafi.
Pesë policë janë vrarë dhe shtatë tjerë janë plagosur, kur një burrë me snajper filloi të qëlloi me armë në drejtim të tyre gjatë protestës së “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”. /Telegrafi/