Autoritetet belge kanë identifikuar vozitësin e arrestuar të automjetit, mbi të cilin ka shtënë sot policia derisa po e ndiqte nëpër rrugët e Brukselit.
Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për 36-vjeçarin nga Ruanda, Jean-Claud Nshuti, i cili nuk është i njohur për drejtësinë belge.
Nshuti nga viti 2009 ka jetuar në Belgjikë dhe më vonë është zhvendosur në Gjermani.