Telegrafi

Zbulohet identiteti i vajzës që po e shoqëron Kylian Mbappen në pushimet në Miami

Pavarësisht zërave për largimin e tij në një verë të gjatë dhe vendosjen mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, Mbappe vazhdon të shijoj pushimet në Miami.

Ylli i futbolit po e bën këtë i shoqëruar nga një grua, e cila nuk është tjetër veçse gjysmë motra e tij, Melissa Gateau.

Në disa foto ata janë parë shumë të afërt së bashku dhe shumë thashetheme kanë dalë në sipërfaqe për një lidhje të mundshme, shkruan Marca.

E reja po ngrinte shumë pikëpyetje në lidhje me identitetin e saj të supozuar, e cila ka rezultuar se është gjysmë motra e sulmuesit të Francës dhe PSG-së.

Ajo ka 58 mijë e 400 ndjekës në Instagram, ndërsa në profilin e saj ka foto me fëmijët e veshur me tuta të PSG-së.

Në disa imazhe, ajo ka komente nga modelja dhe aktorja, ende legalisht bashkëshortja e Achraf Hakimit ( bashkëlojtarja e Mbappes), Hiba Abouk.

Gjysmë motra e Mbappe është e apasionuar pas modës dhe punon si dizajnere dhe stiliste e një atelieje të vet, atë të ‘L’atelier Style De Melsi’ dhe marka e saj e veshjeve quhet ‘M | Style dhe Mode’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylian Mbappe

Në Storyt e paraqitura në profilin e saj, mund të shihni postime të Mbappe nga 8 janari 2019.

Foto: Instagram

Mbappe pati një sezon të frytshëm me Francën dhe PSG-në. Sulmuesi ishte në formë të mirë, duke shënuar 41 gola dhe duke dhënë 10 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon të kaluar. Ai gjithashtu shënoi tetë herë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar dhe fitoi çmimin Këpuca e Artë.

Megjithatë, e ardhmja e Kylian Mbappe në PSG ka qenë në ajër. Ai informoi klubin se nuk dëshiron të rinovojë përtej sezonit 2023-24, me thashethemet se ai mund të shitet këtë verë. /Telegrafi/