Site icon Telegrafi

Zbulohet identiteti i personit që theri për vdekje deputetin britanik, Sir David Amess

Burri që dyshohet se theri për vdekje me thikë deputetin britanik, Sir David Amess, është 25-vjeçari, Ali Harbi Ali, kanë konfirmuar zyrtarët e Whitehall për BBC.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia tha se ai ishte duke u mbajtur në një stacion policor në Londër sipas Aktit të Terrorizmit 200 dhe oficerët kanë afat deri më 22 tetor për ta marrë në pyetje.

Oficerët e kaluan të shtunën duke kërkuar tre adresa në zonën e Londrës.

Lexo po ashtu Vrasja e deputetit Sir David Amess ishte akt terrorist, thotë policia britanike

BBC merr vesh se Ali është referuar disa vjet më parë te skema “Parandaluese” kundër terrorizmit. Mendohet se 25-vjeçari, i cili është me prejardhje somaleze, nuk kaloi shumë kohë në program.

Lexo po ashtu Vdes deputeti britanik i cili u ther disa herë me thikë

Ndryshe, Sir David Amess, po mbante një takim të rregullt të së premtes me zgjedhësit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Essex, kur u godit me thikë disa herë. /Telegrafi/

Exit mobile version