Site icon Telegrafi

Zbulohet identiteti i mashtruesit, pretendoi se ishte fëmija i zhdukur në Ilinois para tetë vitesh (Video)

Familja e Timmothy Pitzen, janë shprehur të dëshpëruar ndaj pretendimeve të një 23-vjeçari me histori kriminale, që pretendonte se ishte i biri tyre i zhdukur në moshën 14-vjeçare.

Ata kishin mbetur të habitur, kur dëgjuan se policia hasi në një të ri që lëvizte nëpër rrugët e Illinoisit të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se është zhdukur para tetë vitesh, pasi u grabit nga dy persona, prej cilëve ka arritur të ikte, transmeton Telegrafi.

Testi i ADN-së, zbuloi identitetin e vërtetë të mashtruesit, se ai nuk ishte rrëmbyer ndonjëherë, por është Brian Michael Rini, i arrestuar disa herë për mashtrime dhe shkelje ligji.

“Ishte e tmerrshme, ndjehmi njëjtë sikur ditën që e humbëm fëmijën tonë” ka thënë në një prononcim halla e Timmothy, ndërsa fliste së bashku me nënë e saj.

Rrethanat e zhdukjes ende mbesin mister, ndërsa nuk dihen motivet prapa pretendimeve të mashtruesit, që paraqitej me identitet të huaj. /Telegrafi/

Exit mobile version