Telegrafi

Zbulohet identiteti i grabitësit të pestë të Rinasit

Bëhet i ditur edhe emri i grabitësit të pestë të ngjarjes së Rinasit. Ai është Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës.

Murataj gjendet në zonën e Farkës dhe është rrethuar nga Policia.

Murataj ka grabitur edhe një bankë në Larisa të Greqisë, si edhe është pjesë e grupit të Ilir Kupës, ku dyshohet se ka qenë pjesmarrës në grabitjen e argjendarisë, të ndodhur në një qendër tregtare, raporton Panorama.