Modelja e famshme britanike, Katie Price, thuhet të ketë pasur lidhje me ish-futbollistin e Liverpoolit dhe Romës, John Arne Riise.
Ylli i dikurshëm televiziv ka shkruar për këtë aferë në librin e saj të ri, mirëpo e kishte mbajtur të fshehur identitetin e lojtarit duke iu referuar si ‘Mr. X’.
The Sun ka arritur të zbulojë identitetin e mashkullit, i cili sipas Price nuk kishte qenë aspak i mirë në krevat.
Mbrojtësi norvegjez kishte shprehur admirim për modelen e njohur me emrin Jordan dhe më pas kishin nisur lidhjen.
Mirëpo, romanca e tyre ishte shumë e shkurtër dhe kjo për shkak të performancës së dobët të Riise në dhomë e gjumit.
Në librin e saj, Katie e ka vlerësuar me notë shumë të ulët aftësinë seksuale të mbrojtësit, i cili aktualisht luan në Indi. /Telegrafi/