Identiteti i sulmuesit në Nice të Francës, është publikuar në internet.
Bëhet fjalë për emigrantin 21-vjeçar nga Tunizia, Brahim Aoussaoui, i cili vrau tre persona sot në katedralen Notre Dame, ku madje njërës prej viktimave ia ka prerë kokën, transmeton Telegrafi.
E sikur kjo të mos mjaftonte një sulm tjetër ka ndodhur disa orë më vonë në rrugët e Avignon – rreth 120 milje nga Nice, ku një person i armatosur kërcënonte kalimtarët e rastit – por u qëllua për vdekje nga policia.
Sulmi i tretë ka ndodhur në konsullatën franceze në Jeddah të Arabisë Saudite. Roja e konsullatës është therur. E identiteti i autorit të sulmit në Nice është publikuar edhe nga mediat franceze. /Telegrafi/